Real Madrid-Al Ain/ Përfundon me goleadë finalja e ‘Botërorit për Klube’

Real Madrid e ka fituar me goleadë finalen e ‘Botërorit për Klube’ kundër Al Ain, me rezultatin 4-1.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, me një super gol të shënuar nga Luka Modric.

Në pjesën e dytë do shënoheshin edhe katër gola të tjerë ku një do ishte edhe për Al Ain.

Kjo kupë është e katërta për Madrilenët në pesë vitet e fundit, ku tashmë është edhe klubi me më shumë trofe.