Gjenden 5 predha në periferi të Tiranës, i përkasin Luftës së Dytë Botërore

Këtë të shtunë në Lalm Kodër, në afërsi të fshatit Prush, janë gjetur 5 predha të ndryshkura. Ato ishin të mbuluara nga disa shkurre dhe mendohet se predhat i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Momentalisht 5 predhat po ruhen nga shërbimet e policisë dhe pritet t’i çmontojnë forcat xheniere.