FOTO/ Makina e përplas në rrugë, humb jetën shqiptari në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në komunën Monteprandone.

Sipas mediave italiane, viktima, është 50 vjeç, por gjeneralitet e tij nuk bëhen me dije.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.00 në rrugën “Scopa” në zonën industriale Centobuchi. Shqiptari, teksa ishte duke ecur në rrugë, u përplas nga një automjet “Fiat 500”.

Në vendngjarje shkoi një helikopter-ambulancë për ti dhënë ndihmë shëndetësore të aksidentuarit, megjithatë nuk arritën ta mbanin në jetë. Zemra e 50-vjeçarit pushoi së rrahuri rreth 45 minuta pas aksidentit, raporton “Corrriere”.