Merr zjarr kutia e shpërndarjes elektrike, panik te qytetarët

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një boks të shpërndarjes së rrjetit elektrik në qytetin e Elbasanit.

Zjarri ka rënë në një  kryqëzim pranë bashkisë në lagjen Çlirimi. Situata ka shkaktuar panik te familjet pranë zonës ku ka rënë zjarri.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në në vendngjarje për të shuar flakët. Ndërkohë është ndërprerë furnizimi me energji për të evituar pasojat e  zjarrit që dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjet.