‘The Sun’ zbulon super-skandalin: Lojtarët e Manchesterit vunë bast për largimin e Mourinhos

Alexis Sanchez ka fituar 20 mijë paund nga basti e me shokun e skuadrës, Marcos Rojo.

Sulmuesi kilian kishte vendosur bast se Jose Mourinho do të shkarkohet nga Manchester United.

Se situata te Manchester United nën drejtimin e Jose Mourinhos nuk ka qenë aspak mirë e shpjegon fakti i vendosjes së basteve nga lojtarët e kësaj skuadre, për shkarkimin e trajnerit të tyre.

“The Sun” ka zbuluar se Alexis Sanchez ka fituar 20 mijë paund ndaj shokut të skuadrës, Marcos Rojo, kur u mor vendimi se Jose Mourinho u largua nga Mancehster United.

Tekniku portugez të martën e kësaj jave është larguar nga Manchester United, dhe Rojo ka humbur bastin.

“Unë ju thashë, durimi është gjithçka që ju nevojitet. Rojo, ju më detyroheni me 20 mijë paund”, ka shkruar Sanchez në një bisede grupi në WhatsApp.

Mediat britanike kanë shkruar se të gjithë lojtarët e Manchester United i janë gëzuar shkarkimit të Jose Mourinhos, me përjashtim të Nemanja Matic dhe Romelu Lukakut.