FOTO/ Makina përplas një nxënës e një mësuese në Lezhë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Lezhës.
Një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur një nxënës dhe një mësuese.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës ‘Kolin Gjoka’ në qytetin e Lezhës.
Sipas të dhënave të para, mësuesja dhe nxënësi kanë qenë duke kaluar rrugën kur janë përplasur.
Ata janë dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tyre.
Shoferi është ndaluar nga policia.