Ligji i oligarkëve, bie dhe 'tulla' e fundit e Ramës

Nga Petrit Vasili

Sot Edi Rama është pa qeveri sepse ajo është e kapur, e paaftë dhe nuk i prin situatat por është fundosur prej tyre, ndonëse ishte fryrë si qeveri e shpresës, e ndryshimit etj etj demagogjira si këto.

Sot Edi Rama është pa ideologji, sepse e gjithe tullumbacja e tij, që ata që fitojnë më shumë paguajnë më shume ra, në momentin kur ai me ligj ua ul përqindjen mbi fitimet, oligarkëve.

Duket qarte që ky ligj ishte përgatitur në zyra oligarkësh, ishte paguar prej tyre dhe fitimi do të ndahej "bujarisht" me qeverinë, që pati pacipësinë ta votonte në parlament. Së bashku me këtë ligj, i cili u kthye nga presidenti, ra edhe tulla e fundit e Edi Ramës.

Kushdo mund ta dëgjojë atë me kërshërinë që dëgjohet një mashtrues i deklaruar, për të parë se deri ku shkon fantazia e gënjeshtrës idiote të tij.

E kapur, pa vizion, pa moral, pa ideologji dhe e paaftë deri me dhimbje ky është skaneri i qeverisjes, që po jep shpirt të Edi Ramës. Ligji i oligarkëve ishte vetëm pika e fundit që derdhi përfundimisht gotën.