Ideoi masakrën në gazetën satirike në Paris, arrestohet xhihadisti

Xhihadisti francez, Peter Cherif, i dyshuar se ka qenë një nga organizatorët e atentatit në gazetën satirike Charlie Hebdo në janar të 2015 në Paris, është kapur në Xhibut dhe tani është në duart e policisë franceze.

Lajmin e bën të ditur e përjavshmja Marianne, e cila citon burime nga qeveria.

I akuzuari, një 36 vjeçar, ishte mik i vëllezërve Kouachi, autor i masakrës në redaksi. I njohur si Abou Hamza, ai ishte në arrati që prej 20111, Cherif ishte një nga terroristët e shumtë më të kërkuar në botë, shkruan Marianne.