VIDEO/ Rama kërkon të hakmerret, nis arrestimet e studentëve protestues

Studentët me anë të protestës kanë fituar simpatinë e të gjithë shqiptarëve dhe për 16 ditësh janë në qendër të vëmendjes.

Reputacioni dhe autoriteti i Ramës ka rënë ndjeshëm sidomos në rastet ku ai shkonte të dialogonte dhe gozhdohej nga studentët, ku shembulli i fundit ishte tek Arkitektura dhe Universiteti i Inxhinierisë.

Në shenjë hakmarrjeje Rama mbrëmë ka nisur arrestimet dhe dhunën ndaj protestuesve që ishin para kryeministrisë. 4 protestues janë arrestuar. Theksohet se gjatë arrestimit policia ka ushtruar dhunë mbi protestuesit.

Edhe gazetari i syri.net është dhunuar pasi ndodhej në vendngjarje. Gazetarit iu mor telefoni me forcë për t’iu fshirë pamjet e marra gjatë arrestimit.

Por në redaksinë tonë kanë mbërritur disa video ku ju ftojmë ti shikoni./ Syri.net

-Momenti i arrestimit

-Konflikti me gazetarin

-Konflikti me protestuesit

-Konflikti me protestuesit