Tronditet Orikumi, tritol makinës së shoferit të ambulancës

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sonte Orikumin, pasi një automjeti i është vendosur tritol.

Mësohet se nga shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti i përket shtetasit Vezir Bello, i njohur si shofer ambulance në Orikum të Vlorës.

Bëhet e ditur se mjeti ishte parkuar gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.