Juventusi nënshkruan me këtë super lojtar, kontratë 4-vjeçare

Pas shumë zërash në merkato juventusi ka rinovuar kontratën me super mbrojtësin, Alex Sandro.

Pavarësisht interesimit të shumë klubeve të mëdha europiane, braziliani ka firmosur një kontratë të re me klubin torinez, duke e zgjatur bashkëpunimin mes palëve deri në vitin 2023, ku natyrisht janë përmirësuar ndjeshëm edhe termat ekonomike.

Alex Sandro është kërkuar me vijimësi nga Mourinho kur ishte në stolin e Manchester Unitedit, Chelsea, por edhe nga klubi francez i Paris Saint Germain, që kanë ofruar deri në 60 milionë euro për kartonin e tij.