Aksidenti në Fier, Policia jep detaje
Policia ka dhënë detajet për aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Fier në vendin e quajtur Kashisht, përgjatë aksit në aksin Levan – Fier. Dy makina janë përplasur, ku siç mësohet, një nga makinat ishte e Policisë. Për pasojë, janë plagosur 5 persona.
Në makinën e policisë ishte duke udhëtuar një polic nga Gjirokastra, bashkë me djalin e tij. Ai ishte duke u kthyer nga Tirana për në Gjirokastër.
Tre të plagosurit e tjerë ndodheshin në një makinë tjetër tip Fuoristradë, “Volkswagen”.
Nuk dihen ende të dhëna për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Njoftimi i plotë i Policisë
Në datën 20. 12. 2018, rreth orës 14:50, në rrugën Levan – Tepelenë në vendin e quajtur "Kthesa e Kashishtit", mjeti me targë policie me drejtues shtetasin A. D., 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin A. Z., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V. Z., 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip "Volkswagen", shtetaset V. Z., 44 vjeçe dhe B. B., 60 vjeçe.