Aksident i rëndë në Fier, dy policë në gjendje të rëndë

Një aksidet i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Një makinë fuoristradë ka përplasur një makinë policie.

Mësohet se efektivët e policisë që ndodheshin në makinë, kanë marrë plagë të rënda.

Ende nuk dihet identiteti i dy punonjësve të policisë të cilët janë plagosur.

Gjithashtu të paqarta janë dhe rrethanat në të cilët ka ndodhur ky aksident i rëndë.