Euro prek ‘fundin’, zbret në nivel historik, për herë të parë që nga tetori 2008

Monedha e përbashkët, euro vijoi edhe sot nënçmimin në tregun e këmbimit duke rënë nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë.

Sot në një euro u shkëmbye me 122.98 lekë me një rënie 0.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Rënia ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor.

Ja të dhënat më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë mbi kursin e këmbimit valuator.