VIDEO-FOTO/ E goditi me vezë, deputeti-Ramës: E ke për studentët

Edi Rama është goditur me vezë sapo ka marrë fjalën në sallën e parlamentit.

Ka qenë deputeti i PD-së Endri Hasa ai i cili është ngritur nga vendi dhe ka qëlluar ndaj tij, ndërsa veza e ka kapur Ramën në kollare dhe letrat në fytyrë.

Por SYRI.net ka mësuar edhe fjalët që Hasa i ka thënë Ramës në momentin kur e ka goditur.

‘E ke per studentët’, ka qenë mesazhi i deputetit Endri Hasa për Edi Ramën.