Shembet galeria, vdes minatori në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një galeri në Pogradec.

Një minator ka gjetur vdekjen pasi është shembur galeria ku ai po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në një prej galerive që janë të hapura në fshatin Pojskë të Pogradecit.

Viktima është 58-vjeçari me inicialet V. D., nga fshati Rrëmejn.