FOTO/ Ka vetëm një ditë që ka ardh në jetë dhe vajza e Mozzik dhe Loredanës ka një profil personal në Instagram

Ditën e djeshme Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një vajzë, të quajtur Hana.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve të showbiz-it, çifti i njohur nuk u kujdesën që ta mbanin të fshehtë imazhin e vogëlushes.

Pak orë pas lindjes ata publikuan një fotografi të plotë të saj.

Për më tepër vetëm 1 ditë pas ardhjes në jetë, Mozzik dhe Loredana kanë vendosur të hapin një llogari në ‘Instagram’ për Hanën e vogël.

Brenda pak minutave në profilin e saj janë shtuar me mijëra ndjekës, ndërsa për momentin Hana ndjek vetëm mamin dhe babin e saj.