Genti Ibrahimi, 3 herë u refuzua nga Strasburgu, emërohet shefi prokurorëve

Pasi dështoi ta bëjë gjyqtar të Shqipërisë në Strasburg, Edi Rama vendosi ta emërojë si njeriun që emëron dhe shkarkon prokurorët në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Genti Ibrahimin, një jurist që ka punuar për Sorosin dhe me lidhje të forta politike me PS-në.

Ibrahimi është kunati i Mimi Kodhelit, pasi është i martuar me motrën e saj, ndërsa ka lobuar fuqishëm për PS-në.

Por Genti Ibrahimi është refuzuar 3 herë nga Strasburgu, si i papërshtatshëm për të qenë gjyqtar në këtë gjykatë.

Tre herë e dërgoi Edi Rama emrin e tij në Strasburg dhe në të gjitha rastet ai u kthye mbrapsh.

E pasi Gjykata e Strasburgut e shikon si të papërshtatshëm, ai është shumë i përshtatshëm për Edi Ramën, për ta vënë në krye të Prokurorisë e për ta vënë në kontroll të plotë.

Genti Ibrahimi është zgjedhur sot kryetar i KLP-së, institucionit që emëron dhe shkarkon prokurorët në të gjithë Shqipërinë.