Shisnin drogë në Itali, arrestohet shqiptari bashkë me partneren

Një shqiptar është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike. Shqiptari i indentifikuar si Ervis Mankollari, 35 vjeç, është arrestuar së bashku me partneren e tij, ndërsa drogën e mbanin të fshehur mes plehrave.

Mediat italiane shkruajnë se çifti u arrestua pas kontrollit në shtëpi, ku iu gjetën 10 kile marijuanë dhe 10 gramë kokainë të ndara në disa doza, 7 prej të cilave i mbante gruaja në portofolin e saj.