Klopp zhgënjen tifozët e Liverpoolit, deklaron fituesin e Championsit

Liverpoolit i ka rënë si kundërshtar Bayerni i Mynihut në 1/8-at e finaleve në Ligën e Kampioneve, një ndeshje mjaft e vështirë kjo për të kuqtë.

Në lidhje me pyetjen se cila skuadër është favorite këtë sezon për të fituar Ligën e Kampioneve, Klopp u shpreh: "Juventusi këtë sezon është favoriti kryesor për të fituar Championsin. Ata kanë shumë përvojë në këtë kompeticion, dhe nuk duan ta humbasin sërish trofeun, ndaj do kërkojnë ta bëjnë të tyren trofeun”.