FOTO/ Bayern Munchen ‘hap thesin’, ofron 60 milion euro për yllin e Serie A

Bayern Munich duket se do ta hapë arkën në merkaton e janarit.

Klubi bavarez dëshiron të transferojë yllin e Romës, Cengiz Under, gjatë merkatos së janarit.

21-vjeçari është në “radarin” e klubeve angleze, Tottenham, Arsenal, Manchester City dhe Manchester United, por bavarezët janë në “pole position”.

Për transferimin e lojtarit turk, Bayern Munchen duhet të shpenzojë jo më pak se 60 milionë euro.

Roma e di se nuk ka fuqi ta mbajë lojtarin në skuadër, ndaj do të tentojë që të përfitojë shumën e majme.