VIDEO/ Musk zbulon prototipin e tunelit të shpejtësisë së madhe në Los Anxhelos

Sipërmarrësi Elon Musk ka zbuluar prototipin e tunelit nëntokësor në Los Anxhelos që është projektuar për mjetet e tranportit të shpejtësisë madhe përreth qytetit.

Tuneli është vetëm një milje, 1.6 km i gjatë në këtë moment, por qëllimi është që rrjeti të lehtësojë bllokimet kronike të trafikut.

Makina elektrike të modifikuara do të hyjnë në tunel dhe udhëtojnë me shpejtësi deri në 240 km në orë, tha Musk.

Tuneli është ndërtuar nga kompania Boring e Musk, që mburret me teknikat inxhinjerike të nivelit të lartë.

Musk, i mirënjohur si shefi i makinave elektrike Tesla dhe programit komercial spaceX arriti të lëshojë të martën një makinë Tesla të modifikuar që të punojë në sistemim “loop”.

Plani parasheh që makinat e modifikuara të ulen në rrjetin e tunelit përmes ashensorëve dhe pastaj të futen në “ashensor’.

“Zbulimi është shumë i thjeshtë: është aftësia për ta kthyer një makinë normale në një automjet pasiv që qëndron në vend, mbi një platformë që udhëton me shpejtësi mespërmes tunelit të vogël”, tha Musk.