VIDEO/ Studenti degjeneron live Edi Ramën: Je bërë bajat

Një tjetër student i ka dhënë sot një leksion kryeministrit Rama në qytetin e Vlorës, ku i kërkoi atij që ti jepte fund etiketimit të studentëve si komunistë.

Studenti u shpreh se do të donte të largohej nga ky vend, dhe midis pastrimit të banjove në një shtet të huaj dhe jetesës në Shqipëri do donte të parën.

‘Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën.

Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam.

Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më’, u shpreh studenti.