FOTO/Jeni kurioz/ Ja si duket Almeda Abazi me barkun e rrombullakosur

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman mbetet një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe ndër më të komentuarit në mediat sociale.

Pak muaj më parë ishin mediat turke të parët që dhanë lajmin se Miss-i dhe moderatorja shqiptare Almeda Abazi është në një pritje të ëmbël.

Më pas modelja e konfiromoi lajmin edhe duke na treguar se fëmija që priste ishte djalë.

Dhe deri tani Almeda nuk ka publikuar asnjë foto të saj se si mund të duket ajo me barkun e rrombullakosur.

Dhe për të gjithë kuriozët, vjen fotoja e parë e Almedës nga mediat turke dhe modelja duket më e bukur se kurrë me barkun e rrumbullakosur, në muajin e pestë të shtatzanisë.