VIDEO/ Rama në Vlorë, para Kryeministrisë vazhdon protesta: Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka shkuar të dialogojë me studentët e Universitetit të Vlorës, përpara godinës së qeverisë janë mbledhur mijëra studentë me thirrjet “Studentët e bashkuar kanë për të fituar”.

Mesazhet me megafon vazhdojnë të jepen njeri pas tjetrit, ndërkohë që theksohet se bojkoti i mësimit në universitete do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave, edhe në janar e më tej.

Një daulle i është shtuar trumpetave, borive dhe bilbilëve dhe studentëve.

Policia ka krijuar në gardh para Kryeministrisë, por protesta vazhdon paqesisht si në 15 ditët e shkuara.