VIDEO/ ‘Ç’a keni, ç’a keni!’, Rama intimidon studentët në Vlorë: Iu kthehet me inat kur e fërshëllejnë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta të shumta nga studentët në Vlorë, ndërsa iu është kthyer keq atyre kur e kanë fishkëllyer.

Studentët janë larguar fillimisht nga truprojat e Ramës, dhe pas rezistencës së tyre ata janë ulur në shkallët e Universitetit.

‘’Do të takoheni me anëtarët e partisë jo me ne”, janë shprehur studentët.

Kujtojmë se janë pritur më fishkëllima dhe revoltë një pjesë e studentëve që do të hyjnë në takim me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.

‘’Turp, Turp, turp, servila!”, janë disa nga thirrjet e studentëve që kanë protestuar prej disa ditësh.

Studentët jashtë kamerave thonë se ata kanë marrë kërcënime për veten dhe për familjen që të mos jenë pjesë e protestës, pasi në të kundërt mund të ketë pushime nga puna.