FOTO/ Loredana na ëmbëlsoi ditën, publikon imazhin e plotë të vogëlushes Hana

Ditën e djeshme Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë të një vajze.

Ata e pagëzuan vogëlushen me emrin shumë të veçantë dhe të bukur Hana.

Të dy artistët dhanë lajmin e bukur në rrjete sociale ku treguan se ishin shumë të emocionuar dhe te lumtur për këtë dhuratë të bukur dhe falenderonin Zotin.

Mozzik shkruante në postimin e tij:

Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë ?????????? @loredana’.

Kurse ditën e sotme Loredana ka publikuar disa imazhe të bukura të vogëlushes.

Por  imazhi më i bukur ishte i Mozzikut dhe vajzës teksa të dy janë në gjumë, postime të cilët kanë marrë shumë pëlqime dhe urime.