FOTO/ Zbulohen detaje nga projekti më i ri i Adelina Ismailit
Nëse ka një këngëtare e cila është e njohur për ekstravagancën që i shkon shumë për shtat dhe me karakterin e fuqishëm, ajo është Adelina Ismaili.
Prej vitesh ka performuar në skenat shqiptare në formën më origjinale të mundshme, madje ka thyer tabu me zgjedhjet e saj.
Jemi mësuar të dëgjojmë prej saj këngë që mbajnë mesazhe të forta, i ka kënduar me shpirt dhimbjes dhe gëzimit.
Dhe projekti i fundit që këngëtarja ka hedhur në treg ishte ‘Tiqja’.
Projekti u pëlqye shumë nga fansat e saj, pasi e riktheu divën e muzikës sërish në skenë.
Së fundmi zbulohet se Adelina do të vijë me një projekt të ri muzikorë.
Kjo u bë e ditur nga producenti i Massive Production Graniti, i cili postoi foto bashkë me Adelinën me përshkrimin “vjen së shpejti” duke zbuluar kështu projektin më të ri të divës së muzikës shqiptare.