Pasaportat bullgare, Bullgaria hap hetim për marrje ryshfetesh

Asambleja Kombëtare e Bullgarisë ka rënë dakord me mbështetjen e të gjitha aprtive të ngrejë një komision ad-hoc për të hetuar akuzat e hedhura në mediat vendase dhe europiane për korrupsion në dhënien e shtetësisë për të huajt, njoftojnë mediat e këtij shteti.

Vendimi i 14 dhjetorit prej parlamentit pasoi arrestimin në tetor të kreut të Agjensisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë, Peter Haralampiev dhe të tjerë në lidhje me akuzat e dyshuara për falsifikimin e dokumentave për t’u mundësua shtetasve të vendeve të afërta të aplikojnë për pasaporta bullgare.

Komiteti ad-hoc do të ketë një mandat tremujor dhe 17 anëtarë, të emëruar në baza proporcionale nga pesë grupet parlamentare bullgare.

Komiteti do të drejtohet nga Yordan Tsones i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, partia e të cilit propozoi ngritjen e komitetit me Toma Bikov, ndeputetet për partinë gerb të kryeministrit boiko Borissov si zv.ktyetar./SYRI.NET