Kashima-Real Madrid, këto janë ndeshjet që do luhen sot

Edhe kjo mesjavë do na dhurojë ndeshje shumë të forta dhe me plot emocione. Real Madrid do luajë në gjysëmfinalen e Kupës së Botës për klube kundër ekipit të Kashimas.

Normalisht Los Blancos janë favorit në këtë ndeshje dhe synojnë një fitore pa shumë lodhje për të kaluar në finale.

Në Bundesilën gjermane do luhet ashtu edhe një ndeshje shumë e fortë. Bëhet fjalë per Bayern Munchen-Leipzing. Bavarezën kërkojnë të përfitojnë nga situata dhe të shkurtojnë distancën me Borusian e cila humbi mbrëmë 2-1.

Por as Leipzing nuk është aq mbrapa. Ato ndodhen vetëm dy pikë larh Bayernit në vendin e katërt. Ekipi synon fitoren për të marrë vendin e tretë të renditjes.