Shqiptarë në gjueti, foto historike nga Biblioteka e Kongresit

Në foton e publikuar nga ambasada amerikane sot shfaqet një grup burrash shqiptarë gati për të filluar gjuetinë për derra të egër.

Pantallonat e tyre të gjera dhe xhaketat e qëndisura dhe të zbukuruara me gëzof përbëjnë një veshje shumë të veçantë gjuetie.

Ata u mblodhën për gjueti pasi një karvan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare mbërriti në qytetin malor dhe tha se ishin parë derra të egër përgjatë rrugës. 

Data e fotografisë, panjohur.