VIDEO/ Priti dy penallti me Man.Cityn, ja çfarë i ndodh në fund portierit kosovar

Falë dy pritjeve të Arijanet Muriqit në serinë e penalltive, Manchester City ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj Leicester Cityn pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa koha e rregullt e ndeshjes përfundoi barazim 1-1.

Në serinë e penalltive, Muriqi u tregua i saktë dy herë, për t’i mundësuar suksesin skuadrës së Pep Guardiolas.

 “Muriqi, Muriqi”, ishin thirrjet e tifozëve të skuadrës kampione të Premier Leagues.