4 blerje të bujshme/ Ky do të ishte formacioni i Zidanes tek Man.United

Pas humbjes rezultateve të dobëta bordi i Manchester United ditën e sotme mori vendimin për të shkarkuar trajnerin Jose Mourinho.

Menjëherë në media kanë dalë emrat alternativë për ta zëvendësuar “Special One” në krye të Mancheester United, shkruan SYRI.net.

Emri më i përfolur është Zinedine Zidane i cili pritet të nënshkruajë me ‘Djajtë e Kuq” në fund të sezonit, ndërsa gjysmën e mbetur United do të udhëhiqet provizorisht nga Gunnar Solskjaer.

“Talksport” ka publikuar formacionin e mundshëm të Zidanes në krye të Manchester United ku pritet të bëjë disa prurje të reja.

Edinson Cavani, sulmuesi i Paris Saint-Germain, mesfushorët Toni Kroos i Real Madridit, Thiago Alcantara i Bayern Munichut dhe James Rodriguez - këta janë 4 lojtarët që Zidane pritet t’i sjellë në “Teatrin e Ëndrrave”.