Milan barazim dëshpërues ndaj Bolognas, rrezikon vendin e katërt

Milan nuk ka marrë më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Bolognas të vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Milan, të cilët sulmonin por nuk arritën që ta gjejnë golin e avantazhit.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso vijuar të sulmonin edhe gjatë fraksionit të dytë të lojës por pa mundur të konkretizojnë.

Në minutën e 76’ ishte Bakayoko ai i cili u ndëshkua me kartonin e kuq duke lënë Milanin me një lojtar më pak.

Me këtë barazim, Milan e ka rrezikuar vendin e katërt, pavarësisht se Lazio ka dy pikë më pak se kuqezinjtë.