Protestat në Bruksel/ Dorëhiqet kryeministri i Begjikës

Kryeministri belg Charles Michel ka dhënë dorëheqjen pas protestave te shumta ne Bruksel dhe në mes të presionit ndaj qeverisë së tij pasi partia më e madhe në koalicionin e tij nuk e mbështeti për kompaktin global të OKB-së mbi migracionin.

 Michel u tha deputetëve belgë: "Po marr vendimin për të dhënë dorëheqjen time, unë tani po shkoj të takoj mbretin [ta informoj]."

Politikanët i kishin kërkuar atij një votim të besimit, por Michel Michel kishte refuzuar deri më tani dhe një konfrontim dukej se do të ndodhte këtë javë.

Por ai vendosi që të japë dorëheqjen.

/Syri.net/