FOTO/ Mc Kresha tha diçka për të, por shikoni si ia kthen Aurela Gaçe: Kur e lexova, e...

Mc Kresha është një ndër artistët shqiptarë më të pëlqyer nga publiku dhe këngët e tij janë rikthyer në hite.

Ai njihet dhe për bashkëpunimet me këngëtarë të tjerë shqiptarë të cilët i vlerëson gjithmonë dhe së fundmi përmes një komenti ka shkruar fjalë të mëdha për Aurela Gaçen.

“Ti je n’at dhomën me Vaçe Zelën, Nexhmije Pagarushën e Muharrem Qenën”, ka shkruar Kresha. Kurse, e emocionuar pas këtij mesazhi, Aurela u shpreh se ndjehet shumë e nderuar që një artist si Kresha i shkruan këto fjalë për të.