Japonia merr vendimin e rëndësishëm që pas Luftës së Dytë Botërore

Japonia është e gatshme të vendosë transportuesit e saj të parë të avionëve në det që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ajo do rimarrë anijet luftarake të saj Izumo për të transportuar avionët luftarakë F-35B  të dizenjuar në SHBA.

Tokio tha se do blejë 42 nga F-35B, që janë të dizajnuara për ngritje afatshkurtra dhe ulje vertikale.

"Qeveria do të marrë të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur jetët dhe pasuritë e popullit japonez,"-tha të Sekretari i Kabinetit, Yoshihide Suga të martën.

Njoftimi është pjesë e një plani të ri pesëvjeçar të mbrojtjes, miratuar nga qeveria e kryeministrit Shinzo Abe, që do bëjë shpenzime rekord në ushtri prej 215 miliardë euro deri në mars të vitit 2024.

Japonia pretendon se duhet të forcojë ushtrinë për shkak të rritjes së tensioneve me Korenë e Veriut dhe aftësinë ushtarake në zgjerim të Kinës.