Aksident në qendër të Tiranës, makina ‘fluturon’ në trotuar
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qendrës së kryeqytetit.
Një makinë e tipit fuoristradë “Benz” ka fluturuar në trotuarin që ndodhet në ndërtim në zonën e njohur si “Shallvaret”.
Mësohet se nuk ka pasur të plagosur, ndërsa policia ka nisur hetimet.