Banorët e ‘Astiri’-t falënderojnë Kryemadhin për kërkesën ndaj Prokurorisë

Kërkesa e Monika Kryemadhit adresuar Prokurorisë së Përgjithshme, është përshëndetur sot nga banorët e Unazës së Re, gjatë protestës së zhvilluar pasdite.

Kryetarja e LSI, kërkoi sot zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme që të pezullojë punimet në Unazën e Re të Tiranës.

Kërkesa e Kryemadhit vjen pas publikimit të fakteve që tregojnë për korrupsion dhe abuzime me këtë projekt.