Në vitin 2020 referendum për lejimin e kanabisit

Një tjetër shtet i është shtuar listës së vendeve që po tentojnë të legalizojnë kanabisin dhe është Zelanda e Re, ku është njoftuar që në vitin 2020 do të mbahet një referendum.

Votimi u premtua nga Partia Laburiste e Kryeministres Jacinda Ardern vitin e kaluar gjatë bisedimeve ndërpartiake, të cilat ndihmuan në formimin e një qeverie koalicioni.

Vendimi vjen një javë pasi kanabisi medicinal u lejua.

Një sondazh i vitit të kaluar sugjeroi që dy të tretat e popullsisë ishin pro.

/Syri.net/A.P/