Tragjedi në Itali, shqiptari humb jetën në vendin e punës

Një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë kohës që punonte në zonën e Treviglios, në shtetin italian. Dyshohet se shkaku i vdekjes së shqiptarit të jetë një infarkt.

Ai që e gjeti shqiptarin të shtrirë për tokë dhe pa jetë, ishte një koleg, i cili ka alarmuar menjëherë  të tjerët.

56-vjeçari i njohur nga të gjithë si “Remo”, punonte  në magazinat e kompanisë “Vimercati di Pontirolo”. Shqiptari jetonte prej vitesh në shtetin italian, ndërsa ishte i martuar dhe me dy fëmijë.