Një Kryeministër në ilegalitet!

Që nga dje shqiptarët kanë një Kryeministër në ilegalitet.  Një kryeministër që takon njerëzit e vendit të vet në ilegalitet, një kryeministër që bën mononolog në ilegalitet. Kjo ishte e paparë. E pamë edhe këtë!

Pas sjelljes dhe fjalorit skandaloz që Kryeministri përdori me rektorët dhe dekanët e thirrur përdhunëshëm për të dëgjuar fyerjet dhe tallavanë kryeministrore me ta, u përhap me kujdes lajmi se Kryeministri do të “dialogonte” me pedagogët dhe studentët e Falultetit Gjeologji Miniera.

Askush nuk dinte se ku sakstësisht mbahej ky takim, kush ishte në këtë takim, çfar u tha kryeministri auditorit të tij apo se çfarë i thanë të pranishmit gjithollogut.

Ai, që nuk lë kamera e televizion pa ngrehur për tu treguar shqiptarëve sa bukur e ka vizatuar një flutur kur i bie të futet në zyrë, u zhduk nga “radari” i opinionit publik, gazetaresk e mbi të gjitha studentor që presin të dëgjojnë e shikojnë përgjigjet e tij për ta.

Monologu në ilegalitet i Kryeministrit tentoj të fsheh fytyrat e terrorizuara të atyre pak pedagogëve që ishin me të, të fsheh fytyrat e alarmuara dhe përvuajtura të atyre pak studentëve freshistë që përpiqen natë e ditë për grevëthyerje. Por ai monolog megjithëse në ilegalitet nuk arriti të fsheh asgjesimin e Autonomisë Universitare e Akademike prej tij. 

Fytyrat e atyre pak lektorëve në atë sallë të errët, rrethuar nga mbrojtja policore, treguan asgjesimin e asaj autonomie.

Asgjesim, siç është asgjesuar autonomia dhe pavarësia e drejtësisë, siç është asgjesuar autonomia apo pavarësia ekonomike e shqiptarëve duke i varfëruar, siç është asgjesuar vetëdija shoqërore e një populli të tërë duke detyruar të emigrojë pjesën më vitale dhe trurin e tij.

Në fakt një kryeministër që urren studentët dhe urrehet nga studentët, që urren popullin dhe urrehet nga populli nuk mund të veproj publikisht, hapur e në transparencë, por veçse në ilegalitet.

Studentët, dje e arritën fitoren e parë esenciale. Ata e nxorrën kryeministrin e dështuar në ilegalitet. Por një kryeministër në ilegalitet nuk u duhet shqiptarëve.