VIDEO/ Vlora nën ‘pushtetin’ e ujit, mjaftojnë reshjet e mbrëmjes

Reshjet e mbrëmjes që qyteti bregdetar i Vlorës, kanë mjaftuar qw qyteti “të pushtohet” nga uji.

Pas disa orëve shi, Vlora ka rishfaqur probleme, pasi rrugët kryesore të qytetit janë mbuluar nga uji, duke vështirësuar jo vetëm qarkullimin e automjeteve, por edhe të qytetarëve vlonjatë.

Ndonëse reshjet e mbrëmjes së sotme nuk kanë qenë me intensitet të lartë, sërish kjo ka mjaftuar që rrugët e Vlorës të fundosen.

Rrugët me më shumë probleme janë rruga “Albano Romina”, “Gjergj Araniti” si dhe rruga e lagjes “24 Maji”.