Pas shortit, Niko Kovac befason me deklaratën: Ja favoritët për të fituar Championsin

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac ka folur për shortin e 1/8 në Champions League.

Në një prononcim për mediat gjermane, Kovaç befasoi të gjithë duke thënë se Liverpooli është skuadra favorite për ta fituar trofeun e Champions Leagues.

“Ne jemi të lumtur me shortin. Ata ishin skuadra më e vështirë që mund të përballeshim”, ka thënë trajneri kroat pas shortit.

“Liverpooli ishte finalist sezonin e kaluar dhe aktualisht janë në krye të Premier Leagues”, vijoi ai.

“Ata janë favorit kryesor për të fituar Champions League këtë vit, por ne jemi Bayerni dhe Liverpooli e din se duhet të vijnë tek ne për ndeshjen e kthimit”, përfundoi ai.

Kujtojmë që fati i goglave ka vendosur Bajernin përballë Liverpoolit.