KFOR-i nuk ndryshon qëndrimin pas themelimit të ushtrisë së Kosovës

Komandanti i KOFOR-it Lorenzo D’Addario ka folur edhe për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ku  sipas tij, vendimi i autoriteteve kosovare për formimin e ushtrisë është marrë në kohë të gabuar. “Si komandant i misionit të KFOR-it në Kosovë, unë dua që të vazhdojë përpjekjet e paraardhësit të tim, duke përmbushur mandatin në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të krijuar një mjedis të sigurt, të qëndrueshme, paqësore  për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Gjenerali i KFOR-it theksoi “se përpjekjet e 28 vendeve partnere të NATO-s, është në këtë frymë, motoja jonë i referohet vizionit të përbashkët, qëllimit të përbashkët dhe përqendrimit në të ardhmen e përbashkët”.

Lidhu me themelimin e ushtrisë së Kosovës,.“ KFOR-i nuk është i përfshirë në politikë, por unë po i përsëris pikëpamjet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili tha se “ Kosova në parim ka nevojë që të vendos për transferimit  të Forcave të Sigurisë së Kosovës, por në mënyrë të qartë kemi thënë se ky vendim vjen në kohën e gabuar”, deklaroi Lorenzo D’Addario. Edhe pse D’Addario u pyet në lidhje me përkrahjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës për ushtrinë, ai tha se KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike dhe se roli i këtij misioni nuk ndryshon.“KFOR-i nuk ndërhyn në çështjet politike apo punën e Qeverisë.