Evakuohet supermarketi, gjendet pako e dyshimtë

Policia britanike evakuoi supermarketin Asda në Clemsford, Anglia jugore, pasi u gjet një paketë e dyshuar.

Policia ka kontaktuar ekspertë të eksplozivëve, të cilët do të dalin në terren për të shqyrtuar pakon, shkruan AP.

"Kordoni do të mbetet në vend si masë parandaluese dhe dyqani do të evakuohet", tha njëri nga oficerët.