Hidhet shorti i Europa League, ja 16 përballjet interesante

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i 1/16-ave të finaleve të Europa League, njofton Syri.net.

Janë 32 ekipe që janë kualifikuar, 24 nga grupet e Europa League dhe 8 nga vendet e treta të Grupeve të Champions League.

Interi, i cili u eliminua nga Championsi, do ta vazhdojë aventurën në Europa League, ku do të përballet me Rapidin e Vienës.

Nga ekipet e tjera italiane, Napoli do të luajë me Zurich, ndërsa Lazio kundër spanjollëve të Sevillas.

Chelsea, i cili është pretendent, do të përballet me Malmoen, ndërsa Arsenali kundër BATE Borisov.

Më poshtë mund të shihni çiftet e 1/16-ave të Europa League.