Pas filmave humoristik, Rama kalon në zhanrin horror: Sharra, britma, gjymtime…

Ndërkohë që studentët vazhdonin që të marshonin nga pika të ndryshme të kryeqytetit drejt kryeministrisë, kryeministri Edi Rama ka nxituar që ti quajë ata të ‘përçarë’.

Pasi ka 13 ditë rresht që ju lutet në mënyra më karagjoze të mundshme për të hyrë në dialog, ditën e sotme Rama ka zgjedhur presionin në zhanrin horror si mënyrë për të reaguar, duke përfshirë edhe dy liderët e opozitës Bashën dhe Kryemadhin.

Pasi ka bërë Klounin me postimet dhe daljet e tij televizive gjithë këto ditë, sot ka vendosur të bëjë shtriganin, duke folur për Sharra, britma dhe gjymtime të protestës së studentëve.

Reagimi i Edi Ramës ne Instagram:

Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU.

Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog#Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin