Elita dhe Gjiko i japin fund miqësisë me bashkëpunëtorin e tyre më të ngushtë

 Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër çiftet më të dashur të publikut.

Ata janë kudo bashkë dhe shoqërohen me të njëjtët persona.

Por kohët e fundit, sipas burimeve të Prive.al duket se çifti i ka shkëputur marrëdhëniet me një prej bashkëpuntorëve të tyre, stilistin Mr. Rex.

Stilisti kujdesej për veshjet e Elitës në çdo dalje publike e më vonë mori përsipër dhe imazhin e Gjikos.

Mendohet se krisja e parë mes tyre ka nisur në ambjentet e studios të stilistit.

Kjo gjë ka bërë që mos të jetë i ftuar as në dasmën e çiftit, ku pjesëmarrës ishin shumë personazhe të njohur publikë.

Arsyet e zënkës nuk dihen ende, por e sigurtë është që ata nuk kanë më raportin e dikurshëm.