Prishtinë, 100 euro gjobë nëse hedh fishekzjarre a kapsolla!

Edhe komuna e Prishtinës në Kosovë ka nxjerrë një urdheresë, e cila ndalon përdorimin e fishkzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, nga 30 dhjetori deri në 3 janar. Në të kundërt, personat që do të kapen do të gjobiten me nga 100 euro.

Policia e Shqiptare e ka nxjerrë më herët urdhrin për ndalimin e tyre, duke iu bërë thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të  plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.
 
Policia e Shtetit iu bëri thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si  dhe ftoi qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".